Haradinaj: Kosova e Maqedonia të vendosin bashkëpunim për fqinjësi të mirë

02 shkurt 2018 | 14:42

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim ministren e Mbrojtjes të Republikës së Maqedonisë, Radmila Shekerinska.

Thellimi i bashkëpunimit në shumë fusha me rëndësi për të dyja vendet, veçanërisht në fushën e sigurisë, ekonomisë dhe infrastrukturës, menaxhimi i përbashkët i kufijve dhe tema të tjera në interes reciprok, ishin pjesë diskutimi në këtë takim.

“Ky është shansi që Kosova dhe Maqedonia të vendosin bashkëpunimin për fqinjësi të mirë, sidomos tani kur ka vullnet politik nga të dyja vendet”, ka thënë kryeministri Haradinaj.

Ndërkaq, ministrja e Mbrojtjes të Republikës së Maqedonisë, Radmila Shekerinska, ka thënë se duhet të fuqizohen raportet me fqinjët në baza të komunikimit të përditshëm për punët që i preokupojnë të dyja vendet.

 

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri i parë, njëherësh ministër i Punëve të Jashtme, Behgjet…