Haradinaj: Kosova ka miqësi të përjetshme me ShBA-në

02 shkurt 2018 | 18:41

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur të premten në takim kongresistin amerikan, Steven Palazzo, të cilit i është falënderuar për ndihmën e pakursyer që ShBA-ja ka dhënë për shtetin e Kosovës, që të jetë një shtet i qëndrueshëm dhe i fortë ekonomikisht.

Kryeministri Haradinaj ka shprehur përkushtimin e Kosovës për të ardhmen euroatlantike dhe për miqësinë e përjetshme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kongresisti amerikan, Palazzo ka falënderuar kryeministrin për pritjen, duke shprehur urimet e përzemërta për dhjetëvjetorin e pavarësisë dhe mbështetjen e vendit të tij, për rrugën demokratike të Kosovës.

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, ka pritur të…