>

Haradinaj: Kosova ofron ambient të mirë ekonomik dhe rini aktive 

07 mars 12:15

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim nënkryetarin e komunës së Parisit, Christophe Girard, të cilit i ka kërkuar vazhdimin e mbështetjes së Francës për projektet zhvillimore të Kosovës dhe për rrugën drejt integrimeve euroatlantike.

“Kosova është e përkushtuar që të vazhdojë bashkëpunimin bilateral me shtetin e Francës, si një prej partnerëve shumë të rëndësishëm të vendit, veçmas për ta vazhduar bashkëpunimin në projektet zhvillimore dhe kulturore, duke ofruar mbështetjen e plotë. Ne kemi resurse dhe ambient të mirë për planet e përbashkëta ekonomike dhe kulturore”, ka thënë kryeministri Haradinaj.

Haradinaj ka deklaruar se Kosova është mirënjohëse për ndihmën e dhënë nga Franca në rrugën historike të vendit dhe se qeveria që ai drejton do të vazhdojë përkushtimin për një partneritet të qëndrueshëm me shtetin e Francës.

Kurse nënkryetari i komunës së Parisit, Christophe Girard, i shoqëruar nga ambasadori i Francës në Kosovë, Didier Chabert, ka shprehur përkushtimin për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, veçmas në fushën kulturore, duke përmendur projektet konkrete që tashmë kanë lidhur me disa komuna të vendit.

“Kosova është shembull i ecjes historike drejt jetësimit të lirisë. Sot e shohim këtë vend me njerëz shumë aktiv, kreativ dhe plot jetë. Kjo është vlera juaj e çmuar”, ka thënë Girard.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të fundit
Shefi i grupit parlamentar, Avdullah Hoti, ka kërkuar përgjegjësi nga…