Haradinaj mirëpret marrëveshjen për emrin e ri të Maqedonisë

12 qershor 2018 | 22:17

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka mirëpritur marrëveshjen për emrin e ri të Maqedonisë.

Nëpërmjet llogarisë së tij në “Facebook”, Haradinaj ka thënë se ngjarjet e tilla përafrojnë gjithë rajonin me strukturat dhe vlerat e synuara euro-atlantike.

Shkrimi i plotë i Haradinajt:

I gëzohem lajmit të shumëpritur për arritjen e marrëveshjes historike për çështjen e emrit ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë. Lidershipi i të dyja vendeve u tregua i vendosur dhe vizionar për të kontribuar në përmbylljen e një çështjeje të hapur të Ballkanit Perëndimor.
Çdo lajm i mirë nga rajoni ynë, na përafron të gjithëve me strukturat dhe vlerat Euro-Atlantike të cilat bashkërisht i synojmë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj ka thënë se vendimi i…