>

Haradinaj: Na pret beteja e re e dijes

07 mars 10:28

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka uruar mësimdhënësit me rastin e shënimit të 7 Marsit.

Ai në llogarinë e vet në Facebook, ka shkruar se një komb është i fortë e i zhvilluar për aq sa është i përparuar sistemi i tij i edukimit.

“Sot në Ditën e Mësuesit, secili nga ne kërkon fjalët më të bukura e domethënëse për mësueset dhe mësuesit, që na kanë ndihmuar të ecim në rrugën jetësore! Kosova është rasti më unik në botë për arsim paralel, kur ishte i ndaluar për shqiptarët! Tani na pret beteja e re e dijes, me heronjtë e rinj, të Kosovës së re! Urime dhe falemnderit mësuesve të te gjithë brezave!”, ka shkruar Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të fundit
Shpërthimi i një vullkani në jug të Japonisë, ka krijuar…