Haradinaj: Njohja Kosovës nga Vatikani, hap i nevojshëm

22 maj 2018 | 15:23

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj është duke  qëndruar për vizitë zyrtare në Vatikan, ku sot është pritur në takim nga sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Pietro Parolin.

Të arriturat e vendit në aspektin politik dhe demokratik, pozicioni i Kosovës karshi vendeve të rajonit dhe bashkëpunimi ekonomik dhe diplomatik me këto vende, ishin disa nga temat e diskutimit në këtë takim.

“Kosova është e përkushtuar që të vazhdoj avancimin e raporteve me Vatikanin dhe se njohja e shtetësisë së Kosovës nga Vatikani është hap i nevojshëm”, ka thënë Haradinaj.

Kryeministri Haradinaj ka përmendur edhe faktin se liria fetare dhe orientimi euroatlantik i Kosovës janë vlera të pacenueshme, vlera këto që duhet të promovohen edhe në raportet mes dyja vendeve.

“Shteti i Kosovës është faktor i rëndësishëm i paqes dhe i stabilitetit si dhe promovuese e fqinjësisë së mirë”, ka thënë Haradinaj, duke shprehur mirënjohjen e popullit të Kosovës dhe Qeverisë për përkrahjen e vazhdueshme të Selisë së Shenjtë dhënë Kosovës.

“Kosova është e interesuar që në Ballkan të shtyjë procesin e paqes permanente dhe pajtimit, në të njëjtën frymë, Kosova është e interesuar të ketë marrëdhënie strategjike me Vatikanin”, ka thënë Haradinaj.

Ndërsa sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Pietro Parolin, e ka inkurajuar popullin e Kosovës për paqe, pajtim dhe prosperitet me vendet fqinje dhe në rrugën e saj drejt integrimeve euroatlantike.

Qëndrimi i Kryeministrit Haradinaj në Selinë e Shenjtë është duke u bërë në kuadër të vizitës zyrtare në këtë vend, në të cilën do të zhvillohen një sërë takimesh me nivele të larta dhe me interes për vendin.

Pas pritjes nga sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Pietro Parolin, kryeministri Haradinaj i ka bërë vizitë edhe Bazilikës së Shën Pjetrit në Vatikan, qendra e Selisë së Shenjtë.

/Epoka e re/

Image may contain: 2 people, people standingImage may contain: 5 people, indoorImage may contain: 3 people, suit and indoorImage may contain: 2 people, indoor

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Njëri nga lojtarët më të mirë në futbollin e pasluftës,…