Haradinaj: Nuk dua t’i hyjë në hak familjes së Astrit Deharit

16 mars 2018 | 16:08

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është paraqitur të premten në interpelancë për vdekjen e aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, më 5 nëntor 2016.

Ai ka thënë se e kupton dyshimin dhe dhimbjen e familjarëve dhe kolegëve të të ndjerit Astrit Dehari.

“Është mëse e kuptueshme dyshimi i familjarëve dhe kolegëve të Astritit dhe papajtueshmëria se e kemi humbur një koleg ose djalë tonin. Dëshira disi për të mos u pajtuar se kjo ngjarje e këtillë është pa fajtorë”.

“Mendoj se është diçka e logjikshme dhe nuk duhet të preket askush. Familjet kurrë nuk duan ta pranojnë se ata nuk jetojnë më. Kjo është një ndjenjë që meriton respekt në çdo parametër”.

“Kam qenë koleg me prindërit e Astritit. E kam ditë kush është kjo familje. Kam njohur plotë të tjerë si këta njerëz që kanë dhënë gjithçka për lirinë dhe nuk kisha pasur dëshirë t’i hyjë në hak kësaj familje e as të ndjerit Astrit Dehari”, ka thënë Haradinaj.

Më tutje, Haradinaj ka treguar se çfarë ka bërë Qeveria për zbardhjen e vdekjes së Astrit Deharit.

“Mund të them se kam pasur bisedë me kabinetin qeveritar dhe partnerët qeveritarë kanë qenë të hapur që të plotësojnë kërkesat e familjes, për një hetim tjetër ndërkombëtar. Kemi shkuar deri në atë shkallë sa që ta pranojmë Institutin e Forenzikës që ka zgjedhur familja. Kanë qenë disa pengesa ligjore që megjithatë janë ndërmarrë veprimet nga ministri i Drejtësisë që të përmbushet kjo kërkesë, pra nuk do ta ketë asnjë pengesë në këtë drejtim. Shpenzimet e parapara për këtë hetim i mbulon Qeveria, është detyrë dhe obligim i yni”, është shprehur Haradinaj.

Ai ka thënë se nuk mund të japë përgjegjësi për vdekjen e Astrit Deharit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Liverpoolit do të përballët në Ligën e Kampionëve…