Haradinaj nuk tregon hotelin ku qëndroi, thotë se në Zvicër pushon çdo vit

05 janar 2018 | 22:10

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se nuk ka qëndruar një javë ditë me pushime në Zvicër por vetëm katër ditë, teksa ka refuzuar të tregojë nëse ka qëndruar në hotelin luksoz “Carlton” të qendrës turistike Saint Moritz në Zvicër.

Haradinaj ka deklaruar se ka paguar vetëm shtatë mijë euro për pushimet e tij dhe familjes së tij në Saint Moritz.

“Tre netë kam qëndruar, katër ditë i bie por kam paguar shtatë mijë euro”, ka deklaruar Haradinaj në një intervistë në “RTV21”.

I pyetur se a ka qëndruar në hotelin luksoz “Carlton” në Saint Moritz, Haradinaj ka refuzuar të përgjigjet. Ka thënë se nuk dëshiron të flas më shumë.

“Ma anej nuk shkoj. Por kam qenë në Zvicër. Shkoj rregullisht çdo vit se kam jetu atje nja 10 vjet e njoh vendin. E vërteta është se kam pagu 7 mijë euro. Mu ka dok shtrejt por qato i kam pagu”, u shpreh Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gazeta zvicerane “Blick”, ka shkruar për pushimet luksoze të kryeministrit…