Haradinaj për gjuajtjen me armë të zëvendëskryeministrit Gashi: S’është kiamet, gjuaj edhe unë

19 dhjetor 2017 | 00:19

Për zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Diasporës, Dardan Gashi, shefi i tij, Ramush Haradinaj, nuk ka kritika pas publikimit të një videoje ku ai shihet duke shkrepur armën në një aheng të organizuar nga zëvendëskryeministri Fatmir Limaj pas lirimit nga akuza në rastin MTPT-së.

Haradinaj, në një intervistë për “Interaktiv” të KTV-së ka theksuar se edhe ai vet ka shkrepur armë nëpër ahengje.

“Nuk e di qëllimin e asaj ndeje, por të jem i sinqertë, edhe unë ‘qes’. Më ka ndodhë në Dukagjin ‘kanunqe’… ta sjell i zoti i shtëpisë armën që të gjuash, dhe gjuan. Mund ta bëjmë dhe me ligj ndoshta që në raste gëzimi të përdorim armën. Nuk është gjest i mirë prej një ministri… Më ka ndodhur në një aheng kur i zoti i shtëpisë më ka thënë se ma ke nderuar truallin e konakun dhe ma ka dhënë armën dhe kam gjuajtur… Më ka thënë se këtë armë e kam të bekuar që e preku dora juaj… Çka të bësh… nuk është mirë… është shkelje ligjore sikur kur e tejkalon shpejtësinë me veturë, por ndodh kjo në Kosovë. Me Gashin nuk kam folur për këtë temë. Për mua nuk është kiamet kjo punë. Në ato fshatrat e tyre, nuk ke kë ta trembësh nëse gjuan me armë…”, ka thënë kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se është i…