Haradinaj: Po ndjehen efektet e punës së Qeverisë

24 Janar 18:32

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka zhvilluar një vizitë pune në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, ku është pritur nga ministri Valdrin Lluka.

Gjatë kësaj vizite, kryeministri është takuar edhe me drejtorët e departamenteve dhe me përfaqësuesit e ndërmarrjeve publike.

Duke e konsideruar këtë takim të frytshëm, kryeministri Haradinaj ka thënë se me ministrin Lluka janë në punë të vazhdueshme për zgjidhjen dhe tejkalimin e sfidave, edhe pse nuk është i lehtë ballafaqimi me gjendjen në energji dhe implikimet që ndërlidhen me këtë fushë.

“Konstatojmë se tani e kemi kaluar periudhën kritike. Kemi hapur shumë tema të rëndësishme për vendin, siç janë minierat, mineralet, impiantet e ujërave të zeza që së bashku me ministritë, komunat, kompanitë rajonale të ujërave dhe me qeveritë e vendeve të huaja, po kalojmë në etapën kur jo vetëm do të sjellim lajme të reja, por efektet do të ndjehen në jetën e përditshme të qytetarëve”, ka thënë Haradinaj.

Ndërsa ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ka thënë se është diskutuar për krijimin e vlerave të reja të projekteve ekonomike në vend për të gjeneruar zhvillim ekonomik dhe vende të reja të punës, për zhvillimin e sektorit energjetik, sektorin e minierave,

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të fundit
Trofeu i Ligës së Kombeve të UEFA-s u zbulua në…