Haradinaj: Po të pyetesha unë, Albini do të lirohej qysh sot

26 dhjetor 2017 | 13:10
Mbajtja e Albin Kurtit në burg për shkak të kundërshtimeve të tij politike është e padrejtë. Kështu ka vlerësuar kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.
Haradinaj ka theksuar se po të pyetej ai, ish-lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti, do të lirohej qysh sot. “Kam bërë apel, por tash s’mund të shkoj të bëhem prokuror dhe gjykatës, edhe nuk mund të hyjë në vendime të prokurorëve dhe gjykatësve, edhe nuk e kam atë drejt dhe nuk duhet të marrin këtë se po ndërhyj në drejtësi, por mendimi është që sa më shpejt Kosova t’i përmbyll këto përndjekje”, ka thënë Haradinaj për “Kosovapress”.
Haradinaj ka folur edhe për dialogun më Serbinë, proces për të cilin ka theksuar se nuk e sheh vetën të përfshirë.
Ai ka thënë se pajtohet që presidenti i vendit Hashim Thaçi të përfaqësoj Kosovën në dialog, por me pjesëmarrjen edhe të partive politike, edhe të zyrës së kryeministrit.
Më tutje, Haradinaj është ndalë edhe tek marrëveshja për demarkacionin me Malin e Zi për të cilën ka thënë se është në dorën e Kuvendit që ta shtyjë përpara.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mijëra shtetas të Perusë kanë protestuar mbrëmë në kryeqytetin Lima…