Haradinaj: Ramushi nuk ja rriti rrogën Ramushit, po postit të kryeministrit

27 dhjetor 2017 | 19:22

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj ka thënë se Qeveria aktuale ka marrë shumë vendime që nuk kanë qenë të lehta.

“Opozita dhe shoqëria civile kanë rolin aktiv në kundërshtimin e atyre që i shohin si pengesë, ka pasur një mori vendimesh që mendoj se kanë qenë pozitive, prej shkarkimit të ish-Komisionit për Demarkacion deri tek shpronësimet në Shipitullë dhe Hade. Nuk kanë qenë vendime të lehta, krijimi i fondit për veteranë, për gratë e dhunuara që më të vërtetë jemi vonuar, ka pas një mori vendimesh që mendoj se janë për tu komplimentuar, hiq zëvendësministrat dhe rrogat që nuk janë hiç popullore, edhe ato nuk i kisha komentuar, por nëse shohim të tjerat, mendoj që ka qenë qeverisje shumë dinamike”, ka thënë ai.

Megjithatë, Haradinaj ka thënë se kryeministri nuk ia ka rritur vetes rrogën.

“Edhe pa to kish mujt, por mendoj se është keqkuptuar se Ramushi nuk ja ka rritur rrogën Ramushit, po ja ka rritur pozitës së kryeministrit.. Kreyministri duhet të ketë kredibilitet në Kosovë, ne kemi borde që emëron Qeveria e rrogat e tyre shkojnë deri 6000 euro, këshilltarët e presidencës i kanë rrogat nga 2000-3000 euro e askush nuk i komenton. Nuk po them që janë popullore, por hiqi këto dyja, tek temat e vendimmarrjes, mbi 200 vendime, kanë marrë vendime shumë domethënëse që kanë ndikuar drejtpërdrejtë tek qytetarët”, ka thënë Haradinaj në “Info Magazine”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Infrastrukturës (MI), Pal Lekaj, ka thënë se autostrada…