Haradinaj: Raporti i Bankës Botërore, lajm i mirë për Kosovën

01 nëntor 2017 | 10:42

Sipas këtij raporti, Kosova radhitet në pozitën e 40 nga 190 vende sa i përket lehtësisë së të bërit biznes, krahasuar me vendin e 61-të kur ishte vitin e kaluar.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka vlerësuar lajm shumë të mirë për vendin rangimin e Kosovës nga pozita e 61-të, në pozitën e 40, sipas Raportit të Bankës Botërore “Të bërit biznes 2018”.

Haradinaj ka thënë se Kosova ka shënuar progres në të bërit biznes, është ngritur në rangim, në bazë të studimit të Bankës Botërore dhe në bazë të të dhënave që dalin nga ky studim. “Kjo punë e mirë, në radhë të parë është punë e mirë e Task Forcës të të Bërit Biznes në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, njëkohësisht për një rezultat të tillë kemi marrë ndihmën dhe përkrahjen e vazhdueshme nëpërmjet ekspertizës të Bankës Botërore dhe USAID-it”, ka thënë Haradinaj në një konferencë për medie.

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, e cilësoi këtë si një lajm shumë të mirë, duke theksuar se janë në përfundim të procedimit të Ligjit për Investime Strategjike, i cili, së bashku me këtë raport, i ofron mundësi Kosovës të shihet më ndryshe nga investitorët e jashtëm.
Përfaqësuesi i Bankës Botërore për Kosovë, Marco Mantovanelli, dhe drejtor i Misionit të USAID-it në Kosovë, James Hope, thanë se ndihen të kënaqur që po e ndajnë këtë lajm të mirë për Kosovën në fushën e të bërit biznes, duke e cilësuar moment të rëndësishëm shënimin e progresit drejt rritjes dhe zhvillimit më të madh ekonomik në Kosovë. Ata theksuan se lëvizja për 20 vende në të bërit biznes të Bankës Botërore është e arritur e madhe dhe reflekton punën e madhe të Qeverisë.

Drejtori i Agjencisë së Regjistrimit të Bizneseve në Kosovë, njëherësh udhëheqës i Task Forcës për të Bërit Biznes në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, Gazmend Mejzini, numëroi disa nga indikatorët që kanë ndikuar në rangimin më të mirë të Kosovës dhe në krijimin e ambientit më të favorshëm për të bërit biznes, e që janë: fillimi i biznesit, marrja e kredive dhe mbyllja e biznesit. Sipas këtij raporti, Kosova është njohur si shteti i katërt më i reformuar në botë gjatë këtij viti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me moton “E ardhmja jonë fillon me kursimet”, Banka Qendrore…