Haradinaj takohet me anëtarët e Komisionit shtetëror, temë diskutimi korrigjimi i vijës kufitare

22 mars 2018 | 14:55

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim përfaqësuesit e Komisionit për Shënimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror, të cilët i ka falënderuar për punën e deritashme.

Me këtë rast, kryeministri ka thënë se argumentet e këtij Komisioni ndihmuan shumë që lidershipi politik të marrë vendimet e duhura shtetërore.

Sipas Haradinajt, puna e këtij komisioni i ka ndihmuar deputetët e Kuvendit të Kosovës, të cilët me ratifikimin e marrëveshjes i kanë dhanë përgjigje një çështjeje që kishte mbetur pezull plot tri vite.

“Së bashku me marrëveshjen e ratifikuar dje në Kuvendin e Kosovës, është edhe raporti i Komisionit dhe deklarata e dy presidentëve, të cilat, na obligojnë të bëjmë korrektimet e nevojshme në drejtim të Çakorrit dhe Kullës”, ka deklaruar kryeministri Haradinaj, duke shtuar se përkrahja e Komisionit për formimin e trupës së përbashkët me Malin e Zi është jetike në procesin e korrigjimeve të vijës kufitare sipas ligjit të ratifikuar dje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori i Republikës së Kosovës në Francë, Qëndrim Gashi, i…