Haradinaj takon ambasadoren e Finlandës, Pia Stjernvall

13 mars 2018 | 10:00

Kryeministri, Ramush Haradinaj, priti sot në takim ambasadoren e Finlandës në Kosovë, Pia Stjernvall.

Haradinaj ka thënë se përgjatë dy dekadave, marrëdhëniet e Kosovës me Finlandën kanë qenë gjithmonë miqësore, duke veçuar njohjen e shtetit të Kosovës dhe ndihmën që Finlanda dha përgjatë viteve në proceset integruese të vendit, njofton Zyra e Kryeministrit.

“Gjatë takimit, kryeministri Haradinaj e njoftoi ambasadoren edhe për zhvillimet politike dhe ekonomike në Kosovë duke shprehur falënderim të veçantë për Finlandën, e cila e ka ndihmuar Kosovën në shumë fusha, e sidomos në projektet kushtuar personave me aftësi të kufizuara”.

“Ndërkaq, ambasadorja e Finlandës në Kosovë, Pia Stjernvall shprehu mbështetjen e mëtejshme të Finlandës për proceset integruese evropiane të Republikës së Kosovës dhe gatishmërinë për të ndihmuar me projekte konkrete në avancimin ekonomik dhe social të vendit”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas një sëmundjeje të rëndë dhe të gjatë, dje kanë…