Haradinaj takon Ndihmës Sekretarin për Evropë

08 shkurt 2018 | 21:50

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është takuar me Ndihmës Sekretarin e Shtetit për Evropë, Wess Mitchell dhe kanë biseduar për domosdoshmërinë e rritjes së rolit amerikan në rajonin e Ballkanit.

Haradinaj, që po qëndron në Amerikë për Lutjet e Mëngjesit, ka takuar shumë zyrtar shtetëror.

“Me Ndihmës Sekretarin e Shtetit për Europë, Wess Mitchell, biseduam për domosdoshmërinë e rritjes së rolit amerikan në rajonin e Ballkanit, me theks të veçantë për mbështetjen e Kosovës në ecjen e saj drejt integrimeve euro-atlantike. Aleanca me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është garancë që na jep siguri dhe shpresë! Vazhdojmë bashkë”, ka shkruar Haradinaj në profilin e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Milaim Zeka ka treguar se kush…