Haradinaj: Të jetësohet sa më parë Zona Ekonomike Amerikane

21 maj 2018 | 14:05

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, përmes një postimi në profilin e tij në “Facebook”,  ka shkruar se krijimi i Zonës Ekonomike Amerikane ka rëndësi për hapjen e vendeve të punë dhe përforcimit të lidhjeve me SHBA-të.

“Në mbledhjen e sotme të Qeverisë krahas shumë vendimeve që morëm bashke më ministrat, kërkova nga ata që të “angazhohen për të kryer të gjitha obligimet institucionale drejt realizimit të Zonës Ekonomike Amerikane. Krijimi i kësaj hapësire ekonomike është hap tejet i rëndësishëm që do të hap vende të reja të punës, zhvillim ekonomik dhe që do ta përforcojë lidhjen tonë me ShBA-të. Po sot, kërkova nga Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj që të angazhohet drejt lirimit të segmentit Kaçanik – Hani i Elezit.  U njoftova nga ministri Lekaj, që për të evituar dheun e rrëshqitur në këtë rrugë tashmë po punohet me dy ndërrime dhe se rruga për banorët dhe bizneset do të hapet gjatë këtij muaji”, ka shkruar ai.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Telegrami dhe tregime të tjerë është libri i parë i…