Haradinaj: Me Thaçin e Veselin folëm për Samitin e Londrës

12 korrik 2018 | 11:52

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka mbajtur një konferencë për medie pas kthimit nga Samiti i vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe të Bashkimit Evropian (BE) i cili është mbajtur në Londër.

Ai ka thënë se në këtë samit është dëshmuar se Kosova është e gatshme të jetë partnere në të gjitha temat që kanë të bëjnë me zhvillimin dhe sigurinë rajonale.

Haradinaj në këtë samit si shumë të rëndësishëm e ka vlerësuar takimet bilaterale me kancelaren e Gjermanisë, Angela Merkel dhe kancelarin e Austrisë, Sebastian Kurz.

Haradinaj ka bërë me dije se sot në mëngjes është takuar me presidentin Hashim Thaçi dhe kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli, për të cilët ka thënë se i ka njoftuar për Samitin e Londrës.

Më tutje, ai ka folur edhe për çështjen e liberalizimit të vizave. Ai ka thënë se raporti do të jetë pozitiv.

Haradinaj ka thënë se nëse votimi për vizat do të shtyhet për në vjeshtë do të jetë pak më vështirë që të shkohet tutje.

Gjatë kësaj konference, Haradinaj ka ftuar partitë opozitare që të jenë pjesë e dialogut me Serbinë.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se më 11 korrik janë…