Haradinaj ua lehtëson procedurat e udhëtimit bashkëatdhetarëve

17 korrik 2018 | 19:44

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka kërkuar nga Ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi që në pikat kufitare Merdar dhe Dheu i Bardhë, të vendosen pika shtesë të kontrollit të dokumenteve.

Përveç kësaj, Haradinaj ka bërë të ditur se ka kërkuar edhe te ketë shtesë të forcave të policisë kufitare, për të lehtësuar procedurat e udhëtimeve të bashkëatdhetarëve.

“Me qëllim të përshpejtimit të procedurave në vendkalimet kufitare, kërkova nga Ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, që në Merdar dhe te Dheu i Bardh të vendosen pika shtesë të kontrollit të dokumenteve dhe më shumë policë kufitarë. Kësisoj do të lehtësohen procedurat dhe pritjet e paarsyeshme të bashkëatdhetarëve tanë në kufi. Më këtë rast, u dëshiroj mirëseardhje në atdhe të gjithë qytetarëve të Kosovës! Pushime të këndshme!”, ka shkruar Haradinaj në profilin e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Jeff Bezos është njeriu më i pasur në historinë moderne…