Haradinaj: Vdekja e parakohshme e Agim Binakut humbje e madhe për Kosovën

09 shkurt 2018 | 20:37

Kryeminsitri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka ngushëlluar familjen Binaku me rastin e vdekjes së gazetarit të njohur sportiv, Agim Binaku.

Më poshtë shkrimi i plotë i Haradinajt:

Vdekja e parakohshme e Agim Binakut, është një humbje e madhe për familjen, për miqtë dhe për gazetarinë në Kosovë!

Sot jemi të mërzitur për humbjen e tij, por të gjithë ne që e njohëm, do ta ruajmë gjatë kujtimin për të!

Ngushëllimet e mia më të thella për familjen dhe miqtë, si dhe për komunitetin e gazetarëve!

U prehsh në paqe miku im!

Agim Binaku ka ndërruar jetë sot pas një sëmundjeje të shkurtër.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli thotë se për…