Haradinaj, Veselit: Këto 100 ditë nuk kanë qenë të lehta

20 dhjetor 2017 | 14:08

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ia ka dorëzuar kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, raportin 100 ditorë të  punës së Qeverisë.

Pas dorëzimit të këtij raporti, Haradinaj e Veseli kanë mbajtur një konferencë për medie. Haradinaj, ka falënderuar Veselin për mbështetjen,  duke thënë se këto 100 ditë nuk kanë qenë të lehta. Më tutje, Haradinaj ka theksuar se për liberalizimin e vizave po punojnë çdo ditë.

Ndërsa kryeparlamentari Kadri Veseli, ka thënë se është një 100-ditësh me sfida, derisa ka shtuar se qytetarët presin sinqeritet nga ta.  Ai ka vlerësuar se ky raport koincidon me nënshkrimin e kontratës për ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re”.

Veseli ka theksuar se është nevojë e qytetarëve për të lëvizur pa viza, duke u zotuar se do të gjejnë rrugëzgjidhje edhe për demarkacionin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ekipi potencial i Kosovës për Lojërat Olimpike Dimërore “PyeongChang 2018”,…