Haradinaj: Vetëvendosja po kërkon që energjia elektrike të blihet nga Serbia

31 maj 2018 | 17:57

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, u ka thënë deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje se deri dje kanë kërkuar që të mos blihen dhe konsumohen produktet e Serbisë, ndërsa, sot po kërkojnë të mos ndërtohet Termocentrali “Kosova e Re”, por të blihet energjia elektrike nga Serbia.

Ai në debatin parlamentar për Termocentralin, ka thënë se Shqipëria nuk ka energji elektrike për t’i shitur Kosovës.

“Nëse ne nuk e prodhojmë (energjinë), ju që po e kundërshtoni këtë, a e dini se ku mund ta blejmë energjinë. Shqipëria e ngratë nuk ka për të na shitur. Besoj e dini. Ju e dini ku e blejmë dhe kujt po i hapim vende të punës, dhe kujt po ia dërgojmë paren tonë. Ju deri dje keni thënë t’i ndalim prodhimet e Serbisë. Sot po thoni mos investo të blejmë prej saj (Serbisë) energji. Çka ndodhi vëlla me juve që po i ndërroni pozicionet kështu. Unë habitem me qëndrimin e juaj”, ka thënë Haradinaj. (kps)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, me ftesë të…