Haradinaj: Vrasja e Ivanoviqit, akt kriminal dhe i dënueshëm

16 janar 2018 | 11:44

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka dënuar vrasjen e Oliver Ivanoviqit në veri të Mitrovicës, duke e vlerësuar atë si akt kriminal dhe të dënueshëm.

Ai në llogarinë e vet në “Facebook”, ka akuzuar Serbinë se këtë vrasje po shfrytëzon për qëllime të politikës ditore.

“Vrasja e Oliver Ivanoviqit në rrethana të pasqaruara dhe motive të panjohura, është akt kriminal dhe i dënueshëm! Shfrytëzimi i këtij akti tragjik për qëllime të politikës ditore, madje edhe për të bllokuar proceset që për qëllim kanë normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve, është kundër logjikës dhe frymës së bashkëpunimit! Kosova mbetet e përkushtuar për krijimin e një mjedisi të sigurt për të gjithë qytetarët e saj, si dhe e përcaktuar fuqishëm në rrugën e vet euro-atlantike. Institucionet tona do të bëjnë krejt çka është në dorën e tyre që të zbardhet kjo vrasje, dhe në asnjë situatë nuk do ta pranojnë logjikën e kalkulimit të akteve kriminale për qëllime politike nga kushdo qoftë!”, ka shkruar Haradianj.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, e ka dënuar…