Harvey: Kosova për një kohë të gjatë u trajtua padrejtësisht nga ndërkombëtarët

21 shkurt 2018 | 08:15

Avokati i njohur Richard Harvey ka bërë me dije se Gjykata Speciale është një padrejtësi që po i bëhet popullit të Kosovës.

Në këtë deklaratë ekskluzive dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka thënë se për një kohë të gjatë Kosova është trajtuar padrejtësisht nga komuniteti ndërkombëtar në shumë aspekte.

Avokati Harvey, i cili në Gjykatën e Hagës ka mbrojtur ish-ushtarët e UÇK-së, Lahi Brahimaj dhe të ndjerin Haradin Bala, ka vlerësuar se drejtësia rrallë shërbehet duke ngritur gjykata për të hetuar vetëm një palë në një konflikt.

“Besoj se populli i Kosovës për një kohë të gjatë është trajtuar padrejtësisht nga komuniteti ndërkombëtar në shumë aspekte”, ka thënë Harvey.

Pritjet e avokatit Harvey janë që Gjykata Speciale nuk do të mund të bëjë asgjë më shumë se gjykatat e UNMIK-ut, Gjykata Ndërkombëtare e Hagës dhe gjykatat e EULEX-it.

Image result for Richard Harvey lawyer

Madje ai është shprehur se do të befasohej shumë nëse Gjykata Speciale do të mund të siguronte dëshmi serioze në lidhje me ndonjë krim të rëndë që nga koha e luftës.

“Pas kaq shumë vitesh dhe shumë hetimesh nga ICTY, UNMIK-u dhe EULEX-i, me të gjitha resurset në dispozicion të tyre, do të isha shumë i befasuar nëse do të mund të prodhoheshin dëshmi serioze dhe të besueshme që do të siguronin prova përtej dyshimit të arsyeshëm në lidhje me ndonjë krim të rëndë nga koha e luftës”, është shprehur avokati Harvey.

(Shkrimin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës “Epoka e re”)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori i organizatës joqeveritare “Zëri Perëndimor i Kosovës”, Sali Bislimi,…