Hasani dhe Reshitaj përplasen rreth ajrit të ndotur

01 shkurt 2018 | 14:15

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Nait Hasani, ka kërkuar nga ministrja e Mjedisit, Albena Reshitaj, që të zbatojë ligjin dhe të mos japë këshilla koti, pasi ato nuk e zgjidhin problemin e ajrit të ndotur.

“Ministre zbatoje ligjin, merri masat, me ato task-forca që kam dëgjuar që ke folur nuk ta zgjidhin problemin. Sa ministrat e sa task-forcat janë formuar, por me aso këshilla nuk është zgjidhur problemi asnjëherë. E kemi mësuar nga politika dhe praktika se Churchilli ka thënë se nëse nuk doni me zgjidhë probleme, formoni këshilla”, ka thënë Hasani.

Ministrja Reshitaj ka reaguar menjëherë pas fjalimit të deputetit Hasani, duke thënë se nuk mund të konkludojë saktë shkaktarin e ndotjes së ajrit, pa pasur fakte shkencore.

Por, përsëri deputeti Nait Hasani ka replikuar ndaj fjalës së ministres Reshitaj, duke thënë se këto probleme me ajrin nuk janë të sotme, por kanë qenë edhe viteve të kaluara.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Shëndetësisë (MSh), Uran Ismaili, ka thënë se shëndetësia…