Hasani: Nisma i vetmi opsion politik i qytetarëve që mund ta çojë vendin përpara

25 prill 2018 | 21:46

Dega e Nismës Socialdemokrate në Kamenicë ka themeluar të mërkurën edhe një nëndegë të sajën në fshatin Karaqevë e poshtme.

Në themelimin e kësaj nëndegë ka marrë pjesë ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani.

Nëpërmjet një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ai ka thënë se Nisma është opsioni i vetëm politik i qytetarëve, që mund ta çojë vendin përpara.

Kryetare e kësaj nëndege është zgjedhur, Minire Lenjani.

Postimi i plotë i Hasanit:

Aktivitetin në shtrirjen e NISMA Socialdemokrate në çdo fshat e lagje e vazhduam edhe sonte. Në vazhdën e këtyre aktiviteteve, bashkë me kryetarin e degës së NISMA në Kamenicës, Albert Sermaxhaj ishim në fshatin Karaqevë e poshtme e Kamenicës, ku themeluam nëndegën.

Dhjetëra banorë të këtij fshatin ishin të pranishëm në themelimin e kësaj nëndege. Puna dhe përkushtimi ynë po bën që të rinjtë t’i bashkohen radhëve tona çdo ditë.

Me këtë rast, Minire Lenjani nga delegatët e pranishëm mori besimin për të udhëhequr këtë nëndegë. Zonjës Lenjani i urojmë punë të mbarë dhe të suksesshme. NISMA është opsioni i vetëm politik i qytetarëve, që mund ta çojë vendin përpara.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Google” ka zbuluar një version krejtësisht të ri të “Gmail”,…