Hasani shpreh gatishmërinë për bashkëpunim ekonomik me Kosovën Lindore

05 Shkurt 16:30

Ministri i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, priti në takim deputetin e vetëm shqiptar në parlamentin e Serbisë, Fatmir Hasani, me të cilin diskutuan për gjendjen e shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, me theks të veçantë për gjendjen e vështirë ekonomike me të cilën ballafaqohen shqiptarët në këto tri komuna.

Hasani u njoftua në detaje nga deputeti Fatmir Hasani për gjendjen dhe mundësitë e zbutjes se kësaj gjendje. Ne vazhdën e këtij takimi, deputeti Hasani shprehu shqetësimin e madh për numrin enorm të të papunëve në këto tri komuna. “Ministri Hasani shprehu gatishmërinë për bashkëpunim të ndërsjellë duke marrë angazhimin për krijim e urave të bashkëpunimit në mes të bizneseve kosovare dhe atyre të Kosovës Lindore, duke propozuar organizimin e një konference në mes bizneseve të Preshevës, Medvegjës, Bujanocit dhe bizneseve të Republikës së Kosovës duke hulumtuar mundësitë e përbashkëta të bashkëpunimit dhe zbutjes së gjendjes së papunësisë në regjionin e Luginës së Preshevës”, thuhet në komunikatën e MTI-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të fundit
Clarence Seedorf rikthehet në skenën e futbollit me profilin e…