Hasani takon Begajn, flasin për projektet në Malishevë

20 qershor 2018 | 17:41

Ministri i Ministrisë për Tregti dhe Industri, Bajram Hasani, i shoqëruar edhe nga shefi i kabinetit të tij, Durim Limaj, të mërkurën kanë vizituar Komunën e Malishevës, ku janë pritur në takim nga kryetari i kësaj komunë, Ragip Begaj, dhe bashkëpunëtorët e tij.

Qëllimi i kësaj vizite ka qenë njoftimi me ecurinë e projekteve në Komunën e Malishevës dhe krijimi i mundësive për zhvillim më të madh ekonomik.

Begaj, pasi e ka njoftuar ministrin Hasani për rrjedhat e përgjithshme në Komunën e Malishevës, e ka njoftuar edhe me projektet që është duke i realizuar komuna, me qëllim të zhvillimit ekonomik dhe krijimin e kushteve për investime në Malishevë.

Ndërsa, ministri i MTI-së, Bajram Hasani, fillimisht e ka përgëzuar kryetarin Begaj, për punën që është duke u bërë në Malishevë, dhe ka premtuar përkrahjen e Qeverisë së Kosovës, përkatësisht ministrisë që ai drejton. Hasani ka thënë se qëllimi i MTI-së është që në të gjitha komunat e vendit, të krijohen mundësi më të mëdha për investime.

Po ashtu Begaj dhe Hasani, janë pajtuar që të vazhdohet bashkëpunimi mes Komunës së Malishevës dhe MTI-së me projekte të përbashkëta, me qëllim të krijimit të mundësive për zhvillim më të madh ekonomik.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas përforcimeve të bëra në mbrojtje e sulm, KF Feronikeli…