Hashim Thaçi nuk tradhtoi vendin, vendos Prokuroria Speciale

04 maj 2018 | 14:28

Prokuroria Speciale e Kosovës ka hedhur poshtë kallëzimin penal për “tradhti kombëtare” të ushtruar nga deputeti i Vetëvendosjes, Sami Kurteshi ndaj presidentit Hashim Thaçit, në cilësinë e ish-zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Punëve të Jashtme.

Deputeti Kurteshi pretendonte se me nënshkrimin e Marrëveshjes për demarkimin e kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi, në mes të Thaçit dhe ministrit të Jashtëm të vendit fqinj, Igor Luksiq, i pari kishte kryer tradhti ndaj vendit, njofton “Klan Kosova”.

Në arsyetimin e vendimit është cekur se kallëzimi penal nuk mund të vërtetohej, meqë Thaçi në kohën e nënshkrimit të marrëveshjes nuk ka pasur postin e presidentit të Republikës.

Sipas vendimit të nënshkruar nga Sylë Hoxha, pas shqyrtimit të të gjithë materialit, nuk gjetur në asnjë pikë ndonjë shkelje që do të mund të vërtetohej dhe si i tillë kallëzimi penal është hedhur poshtë.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me të gjitha gjasat, Laurent Koscielny nuk do të jetë…