Haskuka: Do të jem kryetar i të gjithë qytetarëve

13 Dhjetor 17:09

Në Komunën e Prizrenit të mërkurën është bërë pranimdorëzimi i detyrës së kryetarit të kësaj komune nga Ramadan Muja te Mytaher Haskuka.

Kryetari i deritashëm i Prizrenit, Ramadan Muja, ka thënë se gjatë qeverisjes dhjetëvjeçare janë përpjekur të realizojnë projekte të ndryshme të cilat, sipas tij, kanë përmirësuar cilësinë e jetesës së qytetarëve.
“Kam kënaqësinë që sot detyrat dhe obligimet politike, administrative e ligjore, t’i bartë te kryetari fitues i zgjedhjeve në Prizren, Mytaher Haskuka. Urime dhe suksese në rrugëtimin tuaj kryetar i komunës gjatë katër vjetëve në vijim!”, ka deklaruar Ramadan Muja.

Ndërsa kryetari i ri i Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka thënë se do të jetë kryetar i të gjithë qytetarëve të Prizrenit.

“Jam i nderuar që së bashku me qytetarët e komunës sonë t’i realizojmë të gjitha politikat publike komunale duke pasur synim parësor dhe përfundimtar kujdesin ndaj kërkesave të tyre dhe rritjen e besimit në politikën tonë. Falënderoj edhe kryetarin e deritashëm, Ramadan Muja, për dorëzimin e detyrës dhe gatishmërinë e tij që jeta politike në Prizren edhe për ndërrimin e udhëheqjeve të jetë civilizuese e demokratike”, ka thënë Haskuka.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka komentuar vendimin e presidentit…