Havolli: Trusti i kursimeve pensionale, fitoi 100 milionë euro

27 dhjetor 2017 | 10:09

Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës (TRUST), këtë vit ka mbushur 15 vite të veprimtarisë së tij. Ky Fond për këto vite ka treguar qëndrueshmëri, por edhe gjatë këtyre viteve ka pasur sfida dhe rrezikshmëri të investimet e tij.

Ymer Havolli kryetari i Bordit të Trustit të Kursimeve Pensionale të Kosovës, në 15 vjetorin e themelimit të TKPK-së, deklaroi se në këtë përvjetor Trustin e gjen në një pozitë më të mirë. “Këtë vit ne kremtojmë 15 vjetorin, ky është një projekt që është përkrahur nga USAID- amerikan, nga Banka Botërore, nga Instituti Riinvest. Trusti i Kursimeve Pensional të Kosovës, ka treguar se është një projekt i mirë dhe i cili është një model i mirë. Është një institucion mjaft kredibil”, tha Havolli sonte në “Intervista me Blerimin”, në “Radio Televizionin e Kosovës” Havolli bëri me dije se tani në Trust janë në menaxhim 1.6 miliardë euro kursime pensionale të qytetarëve kosovarë. Sipas tij vështirësitë më të mëdha Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës (TRUST), i kas pasur në vitin 2008 në kohën e krizës globale, ku shumë institucione ndërkombëtare patën vështirësi të mëdha.

Havolli: Trusti nuk investon në Bitcoin

Për mundësinë e investimit të Trustit në tregjet e kriptovalutave si është Bitcoin, Ymer Havolli kryetari i Bordit të Trustit të Kursimeve Pensionale të Kosovës, deklaroi se koncepti i i këtij institucioni është i përjashtuar. “Edhe BQK-ja është kundër investimeve në këtë institucion. Është një piramidë që mund të shpërthejë. Uën punoj në bazë të ligjit në bazë të së cilit unë punoj”, tha ai. Kurse për projektin Termocentrali “Kosova e Re” dhe hapjen e mundësive për të investuar mjetet e Trustit, në këtë “Kosovën e Re”, Havolli tha se nëse qeveria është e interesuar këtë mund të bëj përmes letrave me vlerë. “Qeveria ka strategjinë e vet. Ne punojmë sipas mandatit që kemi”, theksoi ai. Havolli bëri me dije se deri më tani Trusti ka investuar 400 milionë euro në letrat me vlerë të qeverisë së Republikës së Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, ka bërë me…