Haxhiu ironizon me deklaratën e Avdullah Hotit për liberalizimin

21 maj 2018 | 15:00

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Teuta Haxhiu, ka reaguar ndaj deklaratës së shefit të grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, i cili ka thënë se qeveria aktuale po e vonon integrimin e Kosovës dhe liberalizimin e vizave.  

Deputetja Haxhiu ka ironizuar me Hotin duke thënë se ai flet por nuk ia qëllon kurrë.

Sipas saj, liberalizimi i vizave do të ndodhë në afatin edhe më të shpejtë.

“Tani jemi edhe më të sigurt se do të ndodhë liberalizimi i vizave në afatin edhe më të shpejt ngase ka folur Avdullah Hoti i cili flet po kurrë nuk ia qëllon!”, ka shkruar deputetja Haxhiu në llogarinë e vet  në “Facebook”.

 /Epoka e re/ 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tetë pikat e para të derivateve të kompanisë globale energjetike…