Haxhiu: Jam krenare që ndalëm marrëveshjet

20 dhjetor 2017 | 16:32

Deputetja e Lëvizje Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, në deklarimin e saj në gjykatë, ka thënë se është krenare që kanë ndaluar marrëveshjen për demarkacion dhe asociacion.

“Jam krenare qe kemi arritur t’i ndalim këto dy marrëveshje kaq të dëmshme”, ka thënë Haxhiu.

Ajo ka theksuar se sikur të mos ishin veprimet e atëhershme opozitare “do t’i vuanim pasojat si nga humbja e territorit, ashtu edhe nga bosnjëzimi i Kosovës”.

Haxhiu i është përgjigjur edhe një pyetje të deputetit Albin Kurti. Ai e ka pyetur Haxhiun nëse parashihej me marrëveshjen për asociacionin që ai të lidhte marrëveshje me asociacione jashtë vendit dhe a i takon kjo gjë sferës së politikës së jashtme.

Haxhiu kësaj pyetje iu përgjigj me “po”. Por Haxhiu, sikurse edhe Kurti refuzoi t’u përgjigjet pyetjeve të prokurorit Valdet Gashi. Albulena Haxhiu bashkë me Donika Kadaj-Bujupin, Faton Topallin dhe Albin Kurtin po akuzohen për përdorim të armës ose mjetit të rrezikshëm dhe pengim të personit zyrtar në kryerje të detyrës zyrtare. /Kallxo.com/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një numër i qytetarëve janë mbledhur të mërkurën para zyrave…