Haxhiu: ‘Vendimi’ i Lushtakut për shkarkimin tim erdh nga mllefi

24 janar 2018 | 19:01

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu, ka reaguar ndaj vendimit të Degës së kësaj partie në Skenderaj për shkarkimin e tij nga pozita e nënkryetarit të PDK-së në këtë komunë.

Ai ka thënë se vendimi i kryetarit të Degës së PDK-së në Skenderaj, Sami Lushtaku për shkarkimin e tij nga pozita e n1kryetarit është bërë nga mllefi.

“’Vendimi’ i z. Lushtaku ishte nga mllefi, inati dhe nxitja e disa njerëzve përkrahë tij, të cilët në mungesë të autoritetit personal fshihen prapa figurës se tij”, ka shkruar në mes tjerash Haxhiu në llogarinë e vet në “Facebook”.

 

Reagim:Të nderuara Struktura të PDK-së në Skënderaj, Të nderuar bashkëpartiakë, Të nderuar votuesë dhe simpatizantë…

Posted by Bekim Haxhiu on Mittwoch, 24. Januar 2018

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka deklaruar në Davos të…