Haziri: Do të dëshmohet dëmi që i është shkaktuar Kosovës nga tentimi për shfuqizim të Speciales

06 shkurt 2018 | 20:13

Nënkryetari i LDK-së, Lufti Haziri, duke folur për strategjinë e BE-së që u lansua sot, ka kritikuar liderët vendor që janë duke udhëhequr me vendin.

Sipas Hazirit, BE-ja e Amerika po kritikojnë vazhdimisht qasjen e liderëve ndaj dy temave: Demarkacionit dhe Gjykatës Speciale.

E Haziri merita të mëdhaja i ka dhënë LDK-së për raportet speciale me Amerikën.

Ky është shkrimi i plotë i Hazirit:

Sot kur BE lansoi strategjinë për Ballkanin Perëndimor dhe integrimet evropiane, Brukseli, Uashingtoni dhe miqtë tanë n’krejt dynjanë, po na rekomandojnë vazhdimisht për përmbushjen e obligimeve për Specialen e demarkacionin.

Krejt kjo për me iu mundësue qytetarëve lëvizjen e lirë pa viza dhe fuqizimin e shtetit tonë. LDK, qe 28 vjet asht në lidhje speciale me Amerikën e shtetet mike të Evropës dhe në koordinim me ta, sot e kemi shtetin tonë, të cilin duhet ta fuqizojmë sa më shumë.

Koha për veprime urgjente të liderëve politikë e institucional të Kosovës për integrime euroatlantike dhe në miqësi speciale me Amerikën.

E, ata që mendojnë ndryshe, s’janë prej nesh. Shumë shpejtë ka me u dëshmue sa gabim kanë qenë dhe çfarë dami i kanë shkaktue vendit! Lut Emrush Haziri

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i negociatave me Serbinë dhe shefi i kabinetit të…