Haziri: Uta Ibrahimi është përfaqësim i shqiptarëve në alpinizëmin botëror

22 shkurt 2018 | 22:29

Me mbështetje të Kryetarit të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, Uta Ibrahimi, ka hapur ekspozitën e saj me fotografi dhe pajisje nga ngjitja në majën më të lartë në botë, në Everest.

Kryetari Lutfi Haziri, para të pranishmëve në këtë ekspozitë ka thënë se Uta Ibrahimi, është një dëshmi dhe përfaqësuese e denjë e shqiptarëve anë e kënd botës. Ajo është e vetmja femër shqiptare që ngrit flamurin e Kosovës dhe Shqipërisë në majen më të lartë në botë.

“Në këtë ekspozitë po shohim fotografi të ndryshme gjatë ngjitjes në këtë maje. Gjithashtu përpos fotografive, kemi rastin të shohim nga afër edhe veshjet dhe pajisjet tjera që kanë shërbyer për ngjitje. Komuna e Gjilanit e ka mbështetur këtë ekspeditë të saj dhe do të jetë edhe në të ardhmen mbështetëse. Ftoj qytetarët e Gjilanit dhe komunitetin e biznesit që ta mbështesin Utën edhe në ekspedita dhe projekte të tjera që do t’i realizoj gjatë të ardhmes”, ka thënë kryetari Haziri.

Kurse, Uta Ibrahimi, për ekspozitën dhe ekspeditën ka thënë se është një moment që përpos vështirësive gjatë ngjitjes, në vete bartë krenari dhe kur interesimi për të parë këtë ekspozitë është i madh atëherë kjo është edhe çlodhja.

Ajo ka falënderuar kryetarin Haziri dhe Komunën e Gjilanit, për mbështetjen e deritanishme dhe ka paralajmëruar se edhe në të ardhmen do të realizoj planifikimin që ka në funksion të përfaqësimit të shqiptarëve, në pushtimin e të gjitha majave më të larta të botës.

Për ndryshe, kjo ekspozitë është e hapur gjashtë ditë dhe qytetarët e interesuar mund t’i shohin nga afër fotografitë dhe pajisjet e përdorura nga Uta Ibrahimi për ngjitjen në Everest.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova,…