Heroi Ali Ajeti kthehet në bronz, në qendër të Llapit

17 shkurt 2018 | 23:21

Ambasadori Sabri Kiçmari përmes një shkrimi në llogarinë e tij në “Facebook” ka shprehë gëzimin e tij për kthimin në Llap të heroit e bashkëveprimtarit të tij Ali Ajetit.

Postimi i plotë i Kiçmarit:

Heroi i popullit shqiptar Ali Ajeti, është kthyer sot, në 10 Vjetorin e Pavarësisë së Republikës së Kosovës, në Qendrën e Llapit si atë ditë të 30 majit 1989. Duke demonstruar vullnetin e popullit shqiptar me thirrjet për Liri, Pavarësi, Demokraci dhe Republikë të Kosovës, duke ftuar Parlamentin Evropian të ndihmojë, me rënien e tij heroike, Ali Ajeti përcolli mesazhin e gatishmërisë së shqiptarëve për të organizuar Çetën e Llapit si organizimi i parë serioz ushtarak në luftën tonë për liri.

Lufta e UÇK është vazhdim dhe rrjedhim logjik i frymës heroike të kohës së Ali Ajetit. Kthimi i tij i sotëm në bronz është triumfues në rrafshin politik, ushtarak dhe moral! Ai është kthyer krenar në Llapin e tij, në Republikën e tij. Gjithmonë krenar me veprën dhe rënien heroike të heroit të kombit Ali Ajeti! Lavdi i qoftë!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është takuar në Mynih të…