Heynckes, Lewandowskit: Mos u largo nga Bayerni

05 mars 2018 | 11:17

Trajneri i Bayern Munchenit, Jupp Heynckes, duket se po luan një rol të rëndësishëm në çështjen e transferimit të sulmuesit polak Robert Lewandowski.

Trajneri po bën çdo gjë për ta bindur sulmuesin e tij të mos largohet nga ekipi në fund të sezonit. “Kam folur me lojtarin dhe nuk më ka dhënë asnjë shenjë largimi. I kam thënë atij se duhet të përqendrohet te skuadra dhe të mos mendojë për të ardhmen. Bayerni është maja e karrierës për çdo lojtar. Po të isha lojtar, nuk do të zgjidhja asnjë klub tjetër”, ka thënë Heynckes. “Janë gjëra që ndodhin. Kanë ndodhur edhe më përpara. Çdo gjë është normale. Por, herën tjetër do të mundohem ta zhvilloj stërvitjen në dyer të mbyllura në mënyrë që ju mos të shihni më asgjë”, ka deklaruar Lewandowski.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përgatitjet për dasmën e Prince Harryt dhe Meghan Markles janë…