Higuain: Mendova tërheqjen nga futbolli

22 mars 2018 | 13:41

Edhe pse sukseset, golat, duartrokitjet dhe paratë mund të duken diç- ka që të kompletojnë, për Gonzalo Higuainin këto janë zero, kundrejt dashurisë për prindërit e tij.

“Kam kaluar një periudhë të frikshme, kur mamaja ime pati një problem. Çdo ditë mendoja vetëm t’i qëndroja pranë, aq sa mendoja edhe tërheqjen nga futbolli. Gjithsesi, ajo do të ishte e lumtur vetëm nëse unë do të vazhdoja të luaja. I deklarova se do t’i qëndroja pranë në çdo sekondë, por ishte vullneti dhe kërkesa e saj për të mos hequr dorë, që më bëri të rimendoja vendimin tim. Kur më sheh që luaj, është gjithmonë e qeshur, por sëmundjen e saj e mësova vetëm pas turit të vitit 2016 që patëm në Shtetet e Bashkuara, por sinqerisht ende sot nuk jam në dijeni se çfarë kaloi, por di që e keqja përfundoi aty… Tani, dua vetëm që të jetoj i lumtur dhe jam ende më i lumtur së fundmi, pasi pres që të bëhem baba”, ka thënë Higuain.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kapiteni i Përfaqësues së Kosovës, Samir Ujkani ka deklaruar se…