Historia e çuditshme e portierit iranian që ndaloi Ronaldon

26 qershor 2018 | 15:42

Penalltia e humbur e Cristiano Ronaldos përball Iranit ka pasur jo pak jehonë, pasi mund të sillte një short më të mirë për përfaqësuesen e tij për në raundin pasardhës nëse do të fitonin e do të grumbullonin më tepër pikë se Spanja.

Gjithsesi askush nuk e dinte që portieri, i cili i priti penalltinë Aliriza Beiranvand, është bari dhe jeta e tij ka pasur shumë vuajtje.

Jo rrallë herë në një intervistë ku ka treguar jetën e tij, Alirizai ka fjetur rrugëve, e më pas i është dashur të punojë në autolarje apo në piceri të ndryshme, gjithsesi fati i buzëqeshi dhe shumë vite më pas ai ka arritur të bëhet protagonist me sa mundi me përfaqësuesen e tij, duke mos i lejuar humbjen në ndeshjen e fundit në Botërorin rus.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në kombëtaren angleze është larguar alarmi për mesfushorin Dele Alli,…