Historike për “Oxford”, për herë të parë më shumë femra

25 janar 2018 | 13:24

Universiteti i “Oxford”-it për herë të parë në historinë e tij më shumë se 1 mijë vjeçare, ka pranuar më shumë femra se sa meshkuj.

Rreth 1070 femra 18-vjeçare, që kanë aplikuar për t’u pranuar në “Oxford”, u pranuan në kurset paraprake në vjeshtë të viti 2017, krahasuar me 1025 meshkuj të te njëjtës moshë.

Femrat fituan më shumë oferta dhe vende pasi aplikuan në numra më të mëdhenj. Tendenca për të pranuar më shumë femra, ka nisur në fakt vitet e fundit. “Oxford”-i, fillimisht një kolegj meshkujsh, pranoi femrat për të parën herë në vitin 1974.

Të tjera kolegje më pas ndoqën shembullin e tij. Rreth një e treta e 38 kolegjeve të “Oxford”-it, ka femra në krye të tyre ndërsa universiteti zgjodhi edhe zëvendëskancelaren e parë femër në 2016.

Rivali i hershëm i “Oxford”-it, “Cambridge”, ka pranuar ndërkohë më shumë meshkuj se sa femra, ndonëse hendeku nuk është i thellë, 1440 me 1405, pasi tërhoqi numër rekord aplikimesh në Britani.

Pasi ishte kritikuar për sa i takon tërheqjes dhe pranimit të nxënësve me ngjyrë, “Oxford” duket se ka shënuar një përmirësim të lehtë edhe në këtë drejtim. Nga 435 aplikantë, 65 prej tyre u pranuan ndërkohë që në “Cambridge” kjo shifër është 75/Tch

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zvicra është vendi më i lirë në botë në Indeksin…