Homazhe tek lapidari i Enver Malokut, kërkohet zbardhja e vrasjes së tij

11 Janar 12:06

Në 19-vjetorin e vrasjes së veprimtarit të LDK-së, Enver Maloku, janë mbledhur figura të ndryshme të kësaj partie për të bërë homazhe tek lapidari i tij.

Prezent ishte edhe deputeti Ismet Beqiri, i cili sërish ka kërkuar nga institucionet e drejtësisë zbardhjen e vrasjes së Malokut dhe veprimtarëve të tjerë të LDK-së.

Ai ka theksuar se kjo është kompetencë e institucioneve të drejtësisë dhe se qeveria nuk duhet të ndërhyjë.
Ndërsa vajza e Enver Malokut, njëherësh deputete e Kuvendit të Kosovës, Doruntina Maloku, ka thënë se LDK-ja sa ishte në qeveri kishte kërkuar themelimin e një komisioni për të hetuar SHIK-un.

Tani, sipas saj, të njëjtën gjë po e kërkon kryeparlamentari Kadri Veseli, ngaqë anëtarë të këtij komisioni do të jenë nga radhët e PDK-së, gjë të cilën LDK-ja do ta kundërshtoj.

Enver Maloku, i cili ishte kreu i Qendrës Informative të Kosovës, ishte vrarë më 11 janar 1999, në afërsi të banesës së tij. (Klan Kosova)

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të fundit
Lëvizja Vetëvendosje, ka bërë me dije se me 21 janar…