Hoti: Haradinaj po i mban në Qeveri ministrat me aktakuza

16 prill 2018 | 10:59

Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka thënë se Qeveria e drejtuar nga Ramush Haradinaj nuk mund të qëndroj me ministra të cilët kanë aktakuza.

Ai në seancën e Kuvendit të Kosovës, ka thënë se ministrat me aktakuza nuk do të duhej të ishin pjesë e Qeverisë.

Hoti ka deklaruar se zgjidhja më e duhur për vendin janë zgjedhjet.

“Grupi parlamentar i LDK-së e ka mbështetur Qeverinë për demarkacionin si kusht për liberalizim të vizave. Por ne nuk mund t’ju ndihmojmë që ju t’i mbani njerëzit me akuza në poste. Ky koalicion e ka humbur rrugën dhe zgjedhjet janë më të duhurat për qytetarët e vendit”, ka thënë Hoti.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur fajtorë tre të miturit…