Hoti: Po të mos humbnim tri vjet me Demarkacion, puna e vizave do të kryej më herët

18 korrik 2018 | 19:54

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demrokatike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka thënë se rekomandimi pozitiv për liberalizimin e vizave nga Komisioni Evropian është lajm i mirë, megjithëse sipas tij, mund të vinte shumë më herët.

“Kjo punë do të mund të kryhej para tri vitetve, por është mirë që erdh lajmi”,  ka thënë Hoti

Sipas, Hotit, qeveria e kaluar e drejtuar nga LDK ka përgatitur terrenin që të dalë një rekomandim pozitiv nga Komisioni Evropian. Hoti ka thënë në “InfoMagazinë”,  se po të mos kundërshtonin disa politikanë me ngulm ratifikimin e Demarkacionit me Malin e Zi, ky stad do të ishte kaluar shumë më herët.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demrokatike të Kosovës (PDK),…