Hoti: Refuzim popullor nëse cenohet funksionaliteti i Republikës

26 maj 2018 | 17:33

Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti ka shkruar se çdo marrëveshje me Serbinë që e cenon funksionalitin e Republikës, duke bërë ri-aranzhime kushtetuese, do të jetë e pa pranueshme.

Hoti ka shkruar në profilin e vet në “Facebook” se Republika e Kosovës, me aranzhimin e saj kushtetues bazuar në Planin e Ahtisarit, është e arritura më sublime e nacionalizimit shqiptar dhe kompromisi që është bërë për paqe në rajon.

“Çdo marrëveshje me Serbinë që e cenon këtë arritje dhe funksionalitin e Republikës, duke bërë ri-aranzhime kushtetuese, do të jetë e pa pranueshme. Ata që po bëjnë negociata fshehtas dhe pa mandat le ta dinë se do të përballen me refuzim popullor”, ka shkruar ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Turqia i drejtohet zgjedhjeve të qershorit duke u ballafaquar me…