Hoti: Thaçi s’ka mandat për ta drejtuar dialogun

22 qershor 2018 | 19:50

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi nuk ka mandat kushtetues për të përfaqësuar Kosovën në procesin e dialogut dhe për të arritur një marrëveshje përfundimtare me Serbinë. Kështu ka thënë shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, në emisionin “Argument Plus” të “TV21”.

“Nuk ka mandat nga Kuvendi askush për të dialoguar në Bruksel përveç qeverisë duke shfrytëzuar Rezolutën e vitit 2011”, ka thënë Hoti.

“Është momentum i jashtëzakonshëm tash për ta përmbyllur marrëveshjen me Serbinë duke qenë se kemi krah vetes SHBA_në dhe vendet kryesore të BE-së. Forcat kryesore politike në Kosovë duhet ta arrijnë konsensusin e nevojshëm që të paraqiten në këtë dialog me një platformë”, shtoi ai.

Hoti thekson se forcat politike duhet të arrijnë një konsensus për tu paraqitur me një platformë të qartë politike në këtë proces.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kombëtarja e Serbisë dhe Përfaqësuesja e Zvicrës kanë mbërritur në…