Houston e Golden State ndajnë kreun në Perëndim

07 mars 16:55

Skuadra e Houston konfirmohet gjithnjë e më shumë si pretendente për titull në NBA, duke mposhtur një tjetër rivale të fortë si Oklahoma me shifrat 122-112, ndeshje e luajtur në fushën e kësaj të fundit.

Ky është suksesi i 51-të sezonal për teksanët, ku 7 lojtarë të ekipit mik realizuan mbi 10 pikë. Diferencën e bënë Paul me 25 pikë e Harden me 23 pikë e 11 asistime, ndërsa për Oklahomën nuk mjaftuan 32 pikët e Westbrook dhe 23 të Anthony. Houstoni ndan kreun e renditjes në Perëndim së bashku me Golden State, që fitoi 114-101 ndaj Brooklyn, ndeshje e vendosur në periodën e katërt. Stephen Curry u dallua në parket, autor i 34 pikëve, por të gjithë titullarët e Warriors realizuan mbi 10 pikë. Fiton edhe Washingtoni, që mundi 117-113 Miami, ndeshje me rivalitet deri në fund, ku u dallua Beal me 30 pikë. Në Lindje, vijon të dominojë skuadra e Torontos, që mundi 106-90 Atlantën, duke regjistruar suksesin e 47-të sezonal. Për kanadezët u dallua i zakonshmi DeRozan, autor i 25 pikëve, më i miri në fushë, raporton “Telesport”. Skuadra e Dallasit, falë 24 pikëve të Farrell, mposhti 118-107 Denverit, sfidë e komanduar nga vendasit në pjesën e dytë. Jashtë fushe fiton edhe Philadelphia, që triumfoi 128-114 ndaj Charlotte, suksesi i 36-të sezonal për miqtë, që triumfuan falë një lojë të mirë kolektive (7 lojtarë realizuan mbi 10 pikë), me Covington që bëri diferencën në fushë më 22 pikë. Për vendasit u dallua Howard me 30 pikë, por që s’mjaftuan për të evituar humbjen. Portland fitoi 111-87 ndaj New York falë 37 pikëve të Lillard, ndërsa New Orleans mposhti 121-116 Clippers falë 41 pikëve e 13 rebaund të Anthony.

Rezultatet

Charlotte – Philadelphia 114-128
Toronto – Atlanta 106-90
Washington – Miami 117-113
Oklahoma – Houston 112-122
Dallas – Denver 118-107
Portland – New York 111-87
Golden State – Brooklyn 114-101
Clippers – New Orleans 116-121

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të fundit
Kompania “Microsoft”,  e ka lansuar një version të ri të…