Houstoni e Toronto dominojnë Konferencat

08 mars 2018 | 14:22

Houstoni kryeson i vetëm renditjen në Konferencën e Perëndimit, pas fitores 110-99 arritur në fushën e Milwaukee, fitorja e 52-të sezonale për skuadrën teksane.

I zakonshmi James Harden bëri diferencën në parket, duke realizuar 26 pikë, ndërsa 30 pikët e Antetokounmpo për vendasit mbetën për statistikë. Jashtë fushe fiton edhe Clevelandi, që mundi 113-108 Denverin, ndeshje me rivalitet dhe emocione në fundin e saj. LeBron James bëri liderin për Cavaliers, duke realizuar 39 pikë e 10 asistime, duke fituar duelin me Jokiq, 36 pikë e 13 rebaund. Fitore “in extremis” korri ekipi i Lakers, që mundi 108-107 Orlando, ndeshje e hapur dhe dramatike në fund, me vendasit që rrezikuan ta humbasin sfidën edhe pse e dominuan atë. Lopez me 27 pikë e Kuzma me 20 pikë e 10 rebaund ishin protagonist për kalifornianët në këtë përballje. Pas kohës shtesë fiton Toronto, që mundi 121-119 Detroit në fushën e këtij të fundit, sukses që mban kanadezët në krye të renditjes në Lindje (DeRozan 42 pikë). Te fitorja në NBA rikthehet edhe ekipi i Chicago, që mposhti 119-110 Memphis (Markkanen 22 pikë). (Telesport)

Rezultatet

Indiana – Utah Jazz                  84-104
Chicago – Memphis                  119-110
Detroit – Toronto                     119-121
Milwaukee – Houston              99-110
Sacramento – New Orleans      101-114
Denver – Cleveland                  108-113
Lakers – Orlando                     108-107

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka vizituar Qendrën për Promovimin…