Hoxha: Asistenca e Luksemburgut në funksion të fuqizimit të administratës

05 Shkurt 12:23

E sponsorizuar nga Ministra e Integrimit Evropian, në mbledhjen e Qeverisë është miratuar sot kërkesa që i drejtohet presidentit të Kosovës për të dhënë autorizimin për nënshkrim të marrëveshje bilaterale në mes të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Dukatit të Madh të Luksemburgut, në kuadër të Projektit të Bashkëpunimit zhvillimor, Asistenca teknike në kontekstin e Integrimit Evropian.

“Marrëveshja ka të bëjë me projektin e përbashkët zhvillimor në mbështetje të përpjekjeve të Kosovës për përmbushjen e kërkesave të MSA-së të arritur me BE-në që do të zbatohet gjatë katër viteve. Projekti do të zbatohet në përputhje me dokumentin teknik dhe financiar të projektit-Asistenca Teknike në kontekstin e Integrimeve Evropiane”, ka thënë Hoxha, duke shtuar se është për gatitur nga agjencitë ekzekutive të cilën të dyja palët e kanë nënshkruar.

Kjo marrëveshje, ka thënë Hoxha, është e rëndësishme për Qeverinë dhe Ministrinë e Integrimit Evropian në veçanti, për fuqizimin e administratës publike.

Kontributi i Qeverisë së Luksemburgut në financimin e projektit në bazë të granteve do të jetë në shumën prej 2 milion euro, ndërsa kontributi financiar i Republikës së Kosovë do të jetë në vlerën prej 100 mijë euro.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të fundit
Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, ka qëndruar të…