Hoxha bisedë telefonike me Hahn: Kosova do të avancojë në rrugën e integrimit në BE

09 Shkurt 15:07

Ministrja e Integrimit Evropian (MIE), Dhurata Hoxha, ka zhvilluar një bisedë telefonike me komisionari për politikat evropiane të fqinjësisë dhe negociatat e zgjerimit, Johannes Hahn, me të cilin ka diskutuar për strategjinë e zgjerimit dhe hapat e ardhshëm të Kosovës në procesin integrues.

Ministrja Hoxha e ka njoftuar komisionarin Hahn se Kosova ka mirëpritur strategjinë e zgjerimit dhe përfshirjen e Kosovës në të.

“Integrimi jonë në BE nuk ka alternativë dhe neve na mbetet t’i kryejmë detyrat tona ku ende kemi shumë punë për të bërë”, ka theksuar Hoxha.

Ajo e ka njoftuar komisionarin Hahn se Kosova mbetet e përkushtuar në rrugën drejt integrimit dhe sipas Hoxhës, strategjia e zgjerimit është një konfirmim se BE-ja e sheh Kosovën pjesë të familjes evropiane.

Po ashtu ministrja Hoxha e ka njoftuar komisionarin Hahn për implementimin e Agjendës Evropiane të Reformave dhe punën e Ministrisë së Integrimit që të përshpejtojë reformat duke punuar ngushtë me të gjitha institucionet relevante.

Ne anën tjetër,  komisionari për politikat evropiane të fqinjësisë dhe negociatat e zgjerimit, Johannes Hahn, ka falënderuar ministren Hoxha për angazhimin e saj, për dinamizimin e procesit integrues dhe ka kërkuar që Kosova të përmbush detyrimet e veta dhe të avancojë sa më parë me implementimin e MSA-së.

 

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të fundit
Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Fadil Vokrri…